Mario Mitaj e ka nisur sërish si titullar te Al Ittihad. Mbrojtësi shqiptar ka fituar menjëherë vendin e titullarit, nuk i është dashur aspak kohë për të fituar besimin e trajnerit. Nëse në fillim e nisi si mesfushor, tanimë Mario ka shkuar në vendin e tij të preferuar, në krahun e majtë të mbrojtjes. Sot Al Ittihad ka fituar në shifrat 0-2 ndaj Al Orabah në transfertë.
Mitaj ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ndërsa në minutën e fundit do të jepte një asist fantastik. Pasi e ka marrë topin dhe ka tërhequr zvarrë lojtarin kundërshtar, Mitaj nisi një pasim të katapultuar për ish-lojtarin e PSG, Diaby. Ky i fundit arriti që ta shfrytëzojë pasimin e shqiptarit dhe e dërgoi topin në rrjetë, por për fatin e keq asisti i mbrojtësit të Kombëtares do të anulohej pasi u akordua pozicioni jashtë loje. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news