Bledi Shkëmbi zyrtarisht është larguar nga Tirana. Përfundimi i bashkëpunimit me bardheblutë ishte njoftuar më parë nga Panorama Sport, teksa klubi ka njoftuar tashmë dhe ndarjen e rrugëve.
“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.
Kujtojmë se Shkëmbi qëndroi me kryeqytetasit për pesë muaj, që prej qershorit. Në 14 ndeshje zyrtare, trajneri korçar fitoi vetëm një sfidë, atë ndaj Skënderbeut.
Bledi Shkëmbi spikati me barazimet ku një prej tyre ishte në Europë përballë Torpedo Kutaisit dhe tetë të tjera në kampionat. Ndërkohë katër takime bardheblutë i humbën nën drejtimin e tij.
Njoftimi i Tiranës:
“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu”.
PANORAMASPORT.AL