Shqipëria do të luajë dy finale shumë të rëndësishme në muajin nëntor për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Cekinë dhe më pas me Ukrainën, atje ku dy fitore na dërgojnë në vendin e parë.
Me shumë interes pritet lista këtë herë nga Silvinjo për dy arsye. E para pasi bëhet fjalë për dy finale me rëndësi të madhe. Nëse më parë Liga e Kombeve nuk ka shkaktuar shumë interes, këtë herë për faktin se aventura po vjen drejt fundit, interesi është rritur së tepërmi.
Arsyeja e dytë është lista e dëmtimeve. Shumë dëmtime ka te lojtarët e Shqipërisë, ndërsa për fatin e mirë Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani janë rikuperuar. Enigma mbetet për emrat që do të zëvendësojnë lojtarët që do të mungojnë për ndeshjet e nëntorit. Të gjitha këto dilema, do të shuhen ditën e premte atje ku do të mësohet edhe lista e Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news