Që nga 3 nëntori 2010, kur Real barazoi 2-2 kundër Milanit gjatë vizitës së tyre në “San Siro” Liga e Kampioneve nuk është kthyer të na dhurojë mundësinë e të shijuarit të një klasikeje të futbollit europian.
Sonte në mbrëmje, dy skuadrat më të suksesshme në historinë e Ligës së Kampioneve do të përballen mes tyre në “Bernabeu”. Pesëmbëdhjetë trofetë e Realit të Madridit dhe shtatë të Milanit do të sjellin 22 kupa me veshë të mëdhenj në fushën e “Bernabeut”.
Një klasike që ishte eklipsuar nga përballjet e mëdha mes Realit dhe Bajernit të Mynihut. Por që është kthyer sërish me shkëlqimin e vet. Një duel historik me dominim të alternuar në dekada të ndryshme që shkakton barazi absolute në numrin total të ndeshjeve në kompeticionin më prestigjioz të Europës
Në pesëmbëdhjetë raste, gjithmonë në Ligën e Kampionëve, ish-Kupën e Europës, Real Madridi dhe Milani kryqëzuan rrugët, nga gjashtë fitore për çdo ekip dhe nga tre barazime. Gjithsej 24 gola të shënuar nga skuadra spanjolle dhe 25 nga skuadra italiane. Por klasikja e sotme do të ketë të tjera ngjyra. Sepse në këto kohë është vështirë të flitet për futboll në Spanjë. Lajmi i parë është tragjedia nga përmbytjet në rajonin e Valancias, Kastilja la Manças apo Katalonjës në orët e fundit.
PANORAMASPORT.AL