Nga Leao te rivalët, Fonseka: Gati për betejë në Madrid, por Milani s’është Barcelona

nga leao te rivalet fonseka gati per beteje ne madrid por milani seshte barcelona

Fitorja me Monzën shërbeu për të mbaj tur disi të qetë atmosferën rreth tij dhe ekipit, megjithatë, Paulo Fonseka e di fort mirë se ndeshja e sotme do të thotë shumë për fatet e Milanit në Champions. Të paktën kjo është ajo që konfirmoi trajneri i “Djallit” në konferencë për shtyp.



Si e përballoni një ndeshje si kjo ndaj Realit?nga leao te rivalet fonseka gati per beteje ne madrid por milani seshte barcelona

Me shumë motivim. E dimë se po luajmë kundër kandidatit kryesor për të fituar Champions–in dhe për ne është një mundësi për të treguar vlerën tonë, për të vazhduar të rritemi si ekip dhe të përballemi me më të mirët. Nuk kemi frikë nga asgjë sepse besojmë se mund të bëjmë një ndeshje të mirë.

A do të ishte barazimi një rezultat pozitiv?

Sinqerisht gjithmonë mendoj dhe përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar. Ndaj Realit nuk do të jetë ndryshe.

Do të jetë Leao titullar dhe çfarë prisni prej tij?

Rafa do të luajë nga fillimi. Ne presim atë që presim normalisht dhe urojmë që të jetë vendimtar.

Si do të jetë kjo ndeshje për Moratën?

Alvaro është shumë i rëndësishëm për mua, jo vetëm si lojtar, por edhe si profesionist. Ai është shumë inteligjent dhe po bën shumë mirë. Ai duhet të luajë, ajo që po bën për ekipin është vendimtare dhe uroj që rikthimi në “Bernabeu” ta bëjë edhe më të rrezikshëm.

Ançeloti tha se duhet koha e duhur për një trajner dhe se ky është një Milan me potencial. Çfarë mendoni ju?

Karlo është një pikë referimi për mua. Ai është trajneri më i mirë në botë, gjithçka që thotë është e rëndësishme, për t’u dëgjuar. E falënderoj për këtë mendim.

E patë El “Clásico”-n?

Kush nuk e ka parë. Ndeshje e madhe, por ne nuk jemi Barcelona.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →