Pas shumë dëmtimeve te Shqipëria para finaleve të nëntorit, është koha për pak qetësi. Dy lajme fantastike kanë ardhur për Silvinjon në ditën e sotme.
Pikësëpari, Indrit Tuci iu rikthye stërvitjes dhe është gati për ndeshjen e nesërme të Spartës së Pragës kundër Brestit.
Shqipëria po vuan shumë për sulmues në k?të moment pas dëmtimit të Brojës, Manajt dhe formës jo optimale të Dakut.
Por një tjetër lajm ka mbërritur nga Kristjan Asllani. Pas një kohe jo të shkurtër mungese edhe Asllani është gati për ndeshjen e radhës të Interit, që do të thotë se nuk do të mungojë për Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news