Partizani dhe Teuta janë duke luajtur në javën e 12 të Superiores. Aktualisht rezultati po vazhdon në shifrat 1-0, por ka ende edhe shumë minuta deri në mbylljen e takimit. Megjithatë ishte shumë interesante ajo që ndodhi përpara këtij takimi.
Edmond Hasanbelliu i ka dhënë kolegui të tij, Gaz Demit, një dhuratë simbolike. Ishte fanella e Partizanit ku shkruhej Gaz Demi 500 që simbolizon 500 ndeshjet e Gaz Demit në krye të Partizanit. Më poshtë reagimi i Partizanit.
“KREU I KLUBIT TË KUQ GAZMENT DEMI KA ARRITUR PLOT 500 NDESHJE NÊ KRYE TË EKIPIT LEGJENDË.
BLUZA SIMBOLIKE ME NR 500 I ËSHTË DHURUAR PËRPARA TAKIMIT PARTIZANI – TEUTA NGA EDMOND HASANBELLIU KOLEGU DHE PRESIDENTI MË JETGJATË I KATEGORISË SUPERIORE BRENDA AMBJENTEVE TË RESTORANTIT TË HOTELIT TË KLUBIT TË KUQ QË KA DISA JAVË QË KA HAPUR DYERT DHE KA NISUR FUNKSIONIMIN E PLOTË…”. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news