EKSKLUZIVE/ Skandal me shtangisten Carja, federata i ndryshon bravën e palestrës! Trajnerja Kalemi denoncon: Kjo është hakmarrje e FSHP-së

ekskluzive skandal me shtangisten carja federata i ndryshon braven e palestres trajnerja kalemi denoncon kjo eshte hakmarrje e fshp se



Në ditën kur Shqipëria regjistroi një rezultat të madh në Europianin e të rinjve që po mbahet në Poloni, me Ertjan Kofshën që fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, një incident i shëmtuar është shënuar në Tiranë.6Enkileda Carja nuk është lejuar që të stërvitet si zakonisht në palestrën e Parkut Olimpik në kryeqytet. Kampionia dhe rekordmenia e Europës me moshat, ka ardhur si zakonisht për t’u përgatitur në kryeqytet së bashku me trajnerjen e saj, Eglantina Kalemi, aty ku stërviten sportistët elitarë të Kombëtares.

Por në momentin që kanë tentuar të hapin derën me çelës, kanë vënë re se ishte ndërruar brava e palestrës. Zhgënjim i madh dhe lot për peshëngritësen 16-vjeçare, e cila së bashku me trajneren e saj kanë denoncuar këtë ngjarje.5DENONCIMI

“Përshëndetje miq! Kërkojmë ndihmë nga Ministria dhe nga mediat. Kampiones së Europës i është mbyllur dera e palestrës së Kombëtares dhe qëndron jashtë. Kërkojmë mbështetjen e çdo dashamirësi, duke u bërë një zë i shtuar në këtë të drejtë tonën që po na mohohet. Enkileda nderon flamurin Kombëtar dhe sot po diskriminohet për hakmarrje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes”, shprehet trajnerja Kalemi në denoncimin e këtij skandali.

Është vërtetë për të ardhur keq, sesi shtangistja më e mirë e Shqipërisë në radhët e vajzave në vend që të mbështetet, pengohet dhe i mbyllen dyert. Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Enkileda Carja dhe trajnerja e saj Eglantina Kalemi akuzuan federatën për lënien jashtë Kampionatit Europian të moshave që po mbahet në Poloni.

Madje trajnerja Kalemi bëri të ditur se me rezultatet e saj, Carja do të fitonte një medalje ari, një argjendi dhe një vend të pestë në Europianin për moshat U-20. Por tashmë, përveç Europianit, shtangistja elbasanase mbetet edhe jashtë palestrës dhe kjo lexohet qartë si një hakmarrje haptazi nga ana e federatës.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →