Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një seminar dy ditor me të gjithë arbitrat e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe arbitrat e Kategorisë së Parë për sistemin VAR. Në seminarin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s, Pavel Gil i cili prezantoi perpara arbitrave të gjitha risitë e sistemit VAR.
Qëllimi i seminarit dy-ditor ishte përditësimi i arbitrave me instruksionet e reja që përdor UEFA në të gjitha ndeshjet dhe intepretimi i njëjtë në të gjitha federatat. Këto instruksione lidhen me:
- Nivelin e ndërhyrjes së sistemit VAR për rastet e faullave në zonë (rastet për penallti)
- Momentet e tërheqjeve/mbajtjeve në zonë
- Situatat e pozicioneve jashtë loje (rastet e interpretueshme)
- Faullat që ndodhin përpara shënimit të golit apo penalltisë.
Sektori i Arbitrimit në FSHF organizon shumë shpesh seminare me arbitrat e kampionatit shqiptar, me qëllim përditësimin me të rejat më të fundit nga UEFA e FIFA.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news