Sparta e Pragës ka siguruar kualifikimin për 1/8-at e Kupës së Çekisë. Klubi çek ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Zbrojovka Brno-në. Një kontribut të rëndësishëm në këtë kualifikim e kanë dhënë edhe tre futbollistë shqiptar.
Goli i parë i takimit mban auturoësinë e njërit prej tyre. Në minutën e 40 Ermal Krasniqi zhbllokoi rezultatin pas një asisti të marrë nga Qazim Laçi. Pas golit të tij, ishin Pesek (65’) dhe Danek (71’) që gjetën rrugën e rrjetës për Spartën.
Ndërkohë shifrat përfundimtare në 4-0 do t’i dërgonte një tjetër lojtar shqiptar. Këtë herë ishte Albion Rrahmani ai që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesëve, teksa arriti të shndërronte me sukses në gol një 11 metërsh në minutën e 80 të takimit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news