Pesë penallti në 12 ndeshje, mbrojtja e Juventusit s’ka përqendrim

pese penallti ne 12 ndeshje mbrojtja e juventusit ska perqendrim

Ndërhyrjet me një kohë vonesë të Danilos dhe Kalulut që të dielën i dhuruan 2 penallti Interit, të cilat u kthyen më pas në gol nga Zielinski ishin vetëm 2 rastet e fundit ku lojtarët e Juventusit shkaktuan një 11-metërsh.



JUVENTUS INTER

Mënyra si këto penallti u shkaktuan, mungesa e përqendrimit te mbrojtësit, por edhe vetë ndërhyrjet foshnjarake kanë ngritur kambanat e alarmit te Mota, i cili po sheh repartin difensiv në vështirësi. Por 2 penalltitë e fundit janë vetëm maja e ajsbergut, pasi në 9 ndeshje kampionat dhe 3 në Ligën e Kampioneve, bardhezinjtë kanë parë gjyqtarit të akordojë 5 herë penallti kundër tyre.

Vetëm 4 prej tyre kanë shkuar në rrjetë, pasi një është pritur nga Matia Perin në mbrëmjen ku bëri disa mrekulli ndaj Shtutgartit. Por pse kaq shumë penallti në kaq pak ndeshje nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër”? Nëse rikthejmë imazhet e “San Siro”-s, të dyja penalltitë ishin të evitueshme, njësoj si dy të tjera të shkaktuara më parë nga Duglas Luiz. 4 penallti të falura që vijnë si pasojë e mungesës së përqëndrimit, diçka me të cilën Tiago Mota është duke punuar fortë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →