Pep Guardiola është ndalur gjatë në temën e fitores së “Topit të Artë” nga mesfushori i Mançester Sitit, Rodri, duke përgëzuar lojtarin e tij dhe duke shpjeguar këndvështrimin rreth polemikave që e shoqëruan këtë çmim.
Ai ka komentuar faktin se si çmimi nuk iu dha Vinicius, teksa iu kthye polemikave edhe të të kaluarës për një trofe të tillë, si dhe bojkotit të Real Madrid që për më tepër nuk kishte përgëzuar ende fituesin.
“Nëse duan të përgëzojnë, në rregull. Nëse jo, në rregull gjithsesi. Bojkoti i Realit? Varet nga ata. Te Mançester Siti nuk jemi për të gjykuar të klubet e tjera se çfarë vendosin të bëjnë. Vitin e kaluar për shembull Erling fitoi të gjithë trofetë, shënoi më shumë se 50 gola. Unë i thashë ‘duhet të jesh i lumtur që je aty’. Ia thashë të njëjtën gjë Rodrit. Nëse je mes 2,3 apo 4 të parëve është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh shumë i kënaqur. Vitin e kaluar a duhej ta fitonte Erling? Po. A duhej ta fitonte Mesi? Po. Nuk është e rëndësishme. Thjesht përfaqëson që ti dhe shokët e skuadrës keni bërë diçka me të vërtetë të bukur në atë sezon.
A duhej ta fitonte Vinicius? Ndoshta. E dini, është nga gazetarët, jo një grup elitar personazh që vendosin. Janë njerëz nga e gjithë bota që votojnë, jo vetëm nga një shtet. Ka opinione të ndryshme dhe është kjo që e bën futbollin të bukur, apo jo? Rodri ka bërë një fjalim të pabesueshëm, ka folur për familjen, për Mançester Sitin dhe futbollin spanjoll. Në 10 vitet e fundit futbolli spanjoll ka bërë një ndryshim të madh, ka fituar një Botëror dhe një Europian dhe Spanja nuk ia kishte dalë kurrë të fitonte më parë këtë çmim. Rëndësia e saj në 10-15 vitet e fundit ka qenë thelbësore. Më kujtohet një herë në të cilin kishim tre lojtarë të La Masia. Çavi dhe Iniesta nuk mund ta fitonin pasi Mesi është një përbindësh dhe askush nuk mund ta mposhte, vetëm Kristiano. Është një përbindësh dhe babai i përbindëshit është Mesi. Dhe të dy bashkë kanë bërë diçka të pabesueshme në 15-20 vitet e fundit. Ndoshta në atë moment Çavi dhe Iniesta e meritonin gjithashtu. Mendoj se Rodri dje mori atë që futbolli spanjoll meritonte botërisht”, tha Guardiola.