Organizatorëve të “Topit të Artë” u ka ardhur si një “bombë” lajmi që Real Madrid kishte bojkotuar ceremoninë e këtij viti pasi madrilenët kanë mësuar se nuk do të jetë Vinicius dhe as Karvahal fituesi i këtij edicioni të trofeut.
Normalisht emrat kryesorë të skuadrës madrilene do të kishin një vend nderi në sallë, pasi Vinicius, Karvahal apo edhe Bellingam shiheshin mes kandidatëve kryesorë, ashtu si edhe Ançeloti për të fituar çmimin e trajnerit më të mirë.
Pak orë para fillimit të ceremonisë, punonjës të sallës kanë hequr emrat e Vinicius dhe Bellingam nga rreshti i parë i ndenjëseve, pasi ishte e kotë që të mbeteshin bosh në një ceremoni pa madrilenë të pranishëm.
Por ndërkohë., në rrjet qarkullon prej orësh një listë e cila ka parashikuar me saktësi 20 emrat e parë të renditjes së këtij viti të “Topit të Artë”. Gjithçka në këtë listë është vërtetuar nga renditja nga vendi 11, deri në vendin 30. Por përkundër asaj që pretendon Reali, në këtë listë është emri i Vinicius në vendin e parë dhe jo i Rodrit.
Ceremonia e sotme do të tregojë se kush ka të drejtë.
PANORAMASPORT.AL