Çmimi “Topi i Artë” jepet në bashkëpunim mes “France Football” dhe UEFA, por edhe me kontributin e “L’Equipe”, gazetës së njohur franceze, e cila është bashkëpunëtorja mediatike e evenimentit.
Kjo e fundit, ka organizuar një sondazh online për të shpallur fituesin e “Topit të Artë” dhe rezultatet e votimeve kanë qenë mbresëlënëse në favor të një futbollisti për meshkujt. Vinicius, sipas tifozëve që morën pjesë në sondazh, duhet të kishte fituar me diferencë të thellë ndaj Rodri të vendit të dytë.
VOTIMI SIPAS LEXUESVE TË “L’EQUIPE”
“Topi i Artë” për meshkuj: 1. Vinicius (41,3%) – 2. Rodri (13,5%) – 3. Xhud Belingam (10,3%)
“Topi i Artë” për femra: 1. Aitana (29, 1%) – 2. Aleksia Putejas (17%) – 3. Katoto (8,2%)
Trofeu “Kopa”: 1. Lamin Jamal (77,4%) – 2. Zair-Emeri (7,8%) – 3. Arda Gyler (3,9%)
Trofeu “Jashin”: 1. Majk Menja (39,5%) – 2. Andrei Lunin (16,8%) – 3. Emiliano Martinez (9,1%)
Trajneri i vitit për meshkuj: 1. Çabi Alonso (51,2%) – 2. Karlo Ançeloti ( 31,6%) – 3. Pep Guardiola (8,2%)
Trajneri i vitit për femra: 1 . Sonia Bompastor (47,2%) – 2. Xhonatan Giraldez (22,1%) – 3. Ema Hejes (12,1%)
PANORAMASPORT.AL