Një ngjarje e papritur ka ndodhur, teksa Real Madrid ka anuluar pjesëmarrjen e delegacionit të tij në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Sot ishte planifikuar që një avion me 50 delegatë të nisej drejt Parisit në orën 15:00, për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku shumë prej madrilenëve pritej të ishin protagonistë me çmime. Por Reali ka anuluar gjithçka dhe në Spanjë janë të bindur se kjo ka ndodhur pasi kanë informata se Vinicius nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni.
Në fakt, të 50 personat ishin të pranishëm në ambientet e klubit që në orën 14:00, të gatshëm për t’u nisur drejt Francës. Por më pas u mësua vendimi i klubit madrilen, për të bojkotuar këtë ceremoni, siç raportojnë mediat spanjolle.
PANORAMASPORT.AL