Kristjan Asllani ia del, Inzagi gati t’i besojë manovrën kundër Juventusit

kristjan asllani ia del inzagi gati ti besoje manovren kunder juventusit

Dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Interi duhet që ta përshëndesë për një kohë Karlos Auguston. Braziliani që doli nga fusha e lojës në ndeshjen kundër Jang Bojs do të shohë fushën e lojës pas pushimit të kombëtareve në mes të nëntorit.



asllani

Ka shumë pak gjasa që të jetë gati më 10 nëntor në sfidën kundër Napolit. Kështu, pas dëmtimeve të Açerbit dhe Çalhanoglusë në pjesën e parë në transfertën me Romën, lista e lojtarëve të pa disponueshëm për Inzagin nis të zgjatet zyrtarisht. Por jo të gjitha lajmet janë negative në shtëpinë e Interit sepse Krisjtan Asllani është rikthyer të punojë me grupin dhe është rikuperuar plotësisht pas një goditjeje që mori në gju. Ai kishte humbur pikërisht ndeshjet me Romën dhe transfertën e Zvicrës. Si për çudi, të dyja ndeshjet ku mungoi edhe Çalhanoglu. Por ditën e djeshme, mesfushori i Kombëtares shqiptare mori ngarkesë të plotë. Një lajm shumë i mirë për trajnerin zikaltër që kundër Juventusit do të duhet që të bëjë edhe një herë tjetër pa shërbimet e Hakan Çalhanoglusë.

DILEMAT- Rikuperimi i Asllanit ka futur në mendime të thella dhe deri diku në telashe trajnerin Inzagi, pasi nuk dihet nëse do t’ia besojë atij fanellën e titullarit apo do të vazhdojë me Barelën. Ky i fundit është përshtatur mirë në atë rol përpara mbrojtjes, por skuadra humbet diçka në metrat më përpara. Kristjan është gati që të marrë përgjegjësitë për të luajtur një ndeshje të madhe si kjo dhe nga këtu do të kuptohet edhe sa besim ka trajneri Inzagi tek ai. Nuk përjashtohet mundësia që përpara mbrojtjes të luajë Zielinski, edhe pse duket pak e vështirë.

Për pjesën tjetër, zgjedhjet e Simone Inzagit thuajse janë të bëra. Në portë Zomer nuk preket, teksa përpara tij do të luajë Bastoni me De Vrajin dhe Pavarin. Nga krahët Dimarko do të luajë majtas dhe në të djathtë mund të kemi një balotazh mes Dumfrisit dhe Darmianit. Skuadra do të plotësohet me pjesën tjetër me Mkitarianin dhe në sulm dyshja Turam dhe Lautaro Martinez. “TU-LA” është gati për të limituar ëndrrat e bardhezinjve dhe për të ndalur një arrati të mundshme të Antonio Kontes dhe Napolit të tij.20

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →