Derbi skajesh mes Interit dhe Juventusit, në “San Siro” pritet spektakël

derbi skajesh mes interit dhe juventusit ne san siro pritet spektakel

Derbi i Italisë numër 183 në histori do të jetë ai mes dy skuadrave në skaje.



tryu1

Interi i Inzagit që prezantohet në këtë ndeshje si skuadra me sulmin e dytë më të mirë të kampionatit dhe nga fitorja në shtesë kundër Jang Bojsit në Champions, ndërkohë që Juventusi është mbrojtja më e mirë e kampionatit, por që humbi ndaj Shtutgartit në Europë. Interesant është fakti që Interi e arriti fitoren në shtesë dhe Juvja humbi në shtesë. Në lojë është roli i antagonistit të Napolit që është gati për të nisur arratinë dhe për të përfituar nga dueli direkt mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futbollin italian. Nga kompanitë e basteve, Interi shihet si skuadra favorite në këtë ndeshje.

* Juventusi është skuadra kundër së cilës Interi ka pësuar më shumë humbje në Serinë A (87) (13% të ndeshjeve të humbura në total në këtë kompeticion). Ndërkohë që në ndeshjet e fundit bardhezinjtë kanë siguruar vetëm 2 fitore në 6 përballje. Dy të tjerat kanë përfunduar barazim dhe 2 fitore për Interin.

* Interi ka fituar dy nga 4 ndeshjet e luajtura kundër Juventusit në Milano. Bilanci plotësohet me 1 barazim dhe 1 humbje. Kaq suksese nuk ndodhnin në 11 ndeshjet e mëparshme të derbit të Italisë.

* Juventusi është skuadra e vetme e pamposhtur në 8 javët e para në kampionat, 4 fitore dhe 4 barazime. Në anën tjetër është Interi që ka fituar 5 ndeshje në 7 sfidat e fundit të kampionatit.

* Interi ka humbur një nga 19 ndeshjet e luajtura në shtëpi, 14 fitore dhe 4 barazime. Humbjen e vetme ia shkaktoi Milani në 22 shtator. Ndërkohë që Juventusi ka fituar 2 nga 3 transfertat e kampionatit. Skuadra bardhezi është e vetmja në 5 kampionatet kryesore që nuk ka pësuar gol në transfertë.

* Juventusi ka pësuar vetëm një gol në këtë kampionat. Vetëm 3 skuadra kanë pësuar 1 gol pas 9 javëve të para të një sezoni të Serisë A. Interi në vitin 1996/167 së bashku me Kaljarin dhe Roma në 2013-2014.

* Interi me 151 dhe Juventusi me 196 janë dy skuadrat që kanë prodhuar më shumë aksione me të paktën 10 pasime në këtë Serie A.

* Nga njëra anë është Interi me ekipin me moshën mesatare më të madhe të Serisë A (29 vjeç dhe 255 ditë), në anën tjetër është Juventusi skuadra moshën e dytë mesatare më të ulët (24 vjeç dhe 252 ditë), pas Parmës.

* Simone Inzagi ka fituar 2 ndeshjet në Serinë A si trajner i Interit kundër Juventusit. Vetëm 5 trajnerë zikaltër bënë më mirë, Herrera (7), Trapatoni (4), Veis (3), Olivieri (3) dhe Berselini (3). Në anën tjetër vetëm 3 trajnerë bardhezinj kanë gjetur suksesin në derbin e tyre të parë të Italisë: Ferrara, Konte, Sarri.

* Vlahoviç (15) dhe Turam (13) janë 2 lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024. “Meazza” është stadiumi ku sulmuesi i Juventusit ka luajtur më shumë ndeshje (7) pa shënuar.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →