Risia me ardhjen e Flik, Barcelona vrapoi më shumë sesa te humbja 8-2 me Bajernin

risia me ardhjen e flik barcelona vrapoi me shume sesa te humbja 8 2 me bajernin

Fitorja e pakontestueshme e Barcelonës kundër Bajern Mynih (4-1) në Spanjë ishte një shembull i përsosur i imazhit të rinovuar të skuadrës që nga ardhja e Hansi Flik në pankinën e Barçës.



risia me ardhjen e flik barcelona vrapoi me shume sesa te humbja 8 2 me bajernin

Katalanasit ishin efektivë kundër gjermanëve, me katër gola në katër goditjet në portë që bënë në kuadratin e Nojerit dhe treguan një sakrificë kolektive, që ishte çelësi për të kapërcyer fizikun dhe intensitetin e rivalit në fushën e lojës. Një shembull i qartë i kësaj ishin kilometrat që kaluan lojtarët e Barçës në ndeshje, 126.55 km. Një shifër shumë e lartë që e kalonte shumë atë të një Bajerni që përfundoi me 120.58 km.

Lojtarët e Barcelonës pranuan në përfundim të ndeshjes në “Montjuçik” se donin të “hakmerreshin” kundër bavarezëve, veçanërisht për fitoren e dhimbshme 8-2 sezone më parë. Në atë ndeshje, Barça e mbylli duelin me vetëm 98 km të kaluara , 28 më pak sesa shënuan dje lojtarët e Barcelonës. Një ndryshim mëse i dukshëm që ka dhënë frytet e tij.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →