Roberto Mançini nuk do të vazhdojë në krye të kombëtares së Arabisë Saudite. Trajneri italian është shkarkuar disa ditë pasi u përplas me një tifoz nga tribuna.
Kujtojmë se Mançini firmosi verën e kaluar një kontratë 3-vjeçare, për t’u kthyer në trajnerin më të paguar në botë. Shtatë fitore mori Mançini në 18 ndeshje të zhvilluara.
Ai pësoi gjithashtu gjashtë humbje dhe ndërkohë skuadra e tij barazoi në pesë raste. Dhe pse kërkoi falje për përplasjen me tifozin, diçka e tillë mesa duket nuk është falur pas shumë kritikave.
PANORAMASPORT.AL