“Ky bastard i vogël”! Gazetari tregon arsyen se përse Luka Modric luan ende te Real Madridi: Nuk kanë lidhje as 547 ndeshjet dhe as 27 trofetë e fituara…

ky bastard i vogel gazetari tregon arsyen se perse luka modric luan ende te real madridi nuk kane lidhje as 547 ndeshjet dhe as 27 trofete e fituara
ky bastard i vogel gazetari tregon arsyen se perse luka modric luan ende te real madridi nuk kane lidhje as 547 ndeshjet dhe as 27 trofete e fituara

Tri ditë më parë, në kuadër të javës së 10-të të La Liga, Real Madridi fitoi ndaj Celtas me rezultat 2-1. Teksa rezultati ishte 1-1, Anceloti hodhi në fushë Luca Modric në minutën e 63. Vetëm tre minuta më vonë, mesfushori kroat do të shërbente bukur Vinicius Junior, që shënoi golin e dytë dhe të fitores. Marca e quajti Modric si “zgjidhja e përjetshme” e Real Madrid, ndërsa gazetari i “Guardian”, Sid Loëe, e vlerëosi këtë lojtar akoma më shumë duke thënë:

“Ka një arsye se përse Modric është ende te Reali dhe nuk është nostalgji, as fakti që erdhi 12 vite më parë në këtë klub dhe nuk kishte një vend të garantuar si titullar, por u bë mesfushori më i mirë në historinë e klubit. Nuk janë as 547 ndeshjet e luajtura te Realit dhe as 27 trofetë e fituara, as mënyra si luan, as pamja e tij e jashtme, as shkopi magjik dhe as thjeshtësia unike e të kuptuarit të gjithckaje. Është më e thjeshtë, Modric është ende i mirë. Është si një bastard i vogël, që ka një fytyrë të rraskaptiur dhe asnjë yndyrë mbi të, që është ende i mirë”, shkruan gazetari i The Guardian. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →