Kanë përfunduar dy sfidat e pasdites të vlefshme për javën e 8-të në Serinë A.
Atalanta e Berat Gjimshitit ka fituar në transfertën me Venecian me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Pasaliç në minutën e 7-të (VIDEO) dhe nga Retegui në të 47-ën (VIDEO). Kapiteni i Kombëtares shqiptare e nisi sfidën nga minuta e parë dhe luajti deri në fund duke bërë një performancë të mirë pas dëmtimit.
Nga ana tjetër Leçe e Ylber Ramadanit u “shkërmoq” në shtëpi nga Fiorentina. Miqtë triumfuan me shifrat e thella 0-6. Vendasit ngelën me 10 lojtarë në minutën e 43-të kur Galo u ndëshkua me karton të kuq.
PANORAMASPORT.AL