Maratona e Tiranës 2024, kryeqyteti pret manifestimin më të madh sportiv

maratona e tiranes 2024 kryeqyteti pret manifestimin me te madh sportiv
maratona e tiranes 2024 kryeqyteti pret manifestimin me te madh sportiv

Kryeqyteti pret sot manifestimin më të madh sportiv të vitit, teksa do të mbahet Maratona e Tiranës 2024. Edicioni i tetë i këtij aktiviteti do të mirëpresë më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vendet të ndryshme të botës. Gara do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, ndërsa Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar si zakonisht një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.



Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është gjithnjë pjesëmarrës në garë, bëri dhe një apel të fundit për qytetarët që t’i bashkohen Maratonës së Tiranës.

Kryeqyteti gjithashtu përgatitet këtë fundjavë për Maratonën e Tiranës, kështu që ftesa për të gjithë qytetarët nëse janë tipa të vrapit dhe të sportit, të dalin dhe të na bashkohen, të tjerët nëse duhet të dalin për fundjavë të dalin para orës 7:30-8:00 kur ne fillojmë mbylljen totale për maratonën. Kështu sigurohemi që 4,000 të huaj që vijnë në Tiranë, 4,000 mijë vrapues, atletë dhe familjet e tyre të kenë një kohë të jashtëzakonshme në Tiranë, të kalojnë mirë. Tirana të jetë vërtet një kartolinë e bukur dhe e pastër e imazhit të ri të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Mandej kreu i bashkisë shtoi se po punohet për vendosjen e sinjalistikave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës. “Një pjesë e maratonës do të jetë brenda në qytet, kështu që rrugët kryesore tashmë po mbushen me sinjalistikë dhe po pastrohen nga parkimi i makinave, ndërkohë që pjesa tjetër e Maratonës do të jenë te Liqeni i Tiranës, një mundësi për të parë pak parqet dhe për t’u siguruar që të dyja pjesët, ajo urbane dhe ajo e gjelbër e Tiranës, të përshkohen nga itinerari i Maratonës”, nënvizoi Veliaj. Maratona e Tiranës, event që organizohet nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe bashkia e kryeqytetit, do të nisë të dielën në orën 09:00 të paradites, me startin nga Sheshi Skënderbej.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →