Mungoi në dy ndeshjet e Kombëtares, te Atalanta marrin lajme të mira nga Berat Gjimshiti

mungoi ne dy ndeshjet e kombetares te atalanta marrin lajme te mira nga berat gjimshiti

Berat Gjimshiti ishte një nga mungesat e rëndësishme të Kombëtares shqiptare në ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve. Një tjetër dëmtim e la jashtë kapitenin kuqezi, ashtu si në shtator, duke vështirësuar jo pak punë e trajnerit Silvinjo për prapavijën, sidomos për faktin se qendërmbrojtësi është një nga liderët e ekipit.



gjimshiti

Por me sa duket, Gjimshiti ka lënë pas këto probleme fizike që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Shakhtar Donjetck, ku shënoi gol dhe pastaj doli nga fusha në pushimin e sfidës. Ai ka një problem në ije, në anën e majtë, që raportohet se e shqetëson prej kohësh dhe që është theksuar pas një përplasje në ndeshjen me klubin ukrainas.

Pauza e Kombëtareve i ka bërë mirëz me sa duket për rikuperimin, pasi që nga e marta, Gjimshiti është kthyer në stërvitje rregullisht me ekipin e Atalantës dhe sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit, nuk është çudi që këtë fundjave të shfaqet nga minuta e parë në fushën e lojës ndaj Venecias në Serinë A, i rikuperuar plotësisht.

E. KUKA – PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →