Kombëtaret e Amerikës Latine kanë luajtur ndeshjet e dhjeta kualifikuese në Kupën e Botës 2026.
Argjentina shkatërroi Bolivinë me shifrat e thella 6-0, ku kapiteni Lionel Mesi shkëlqeu me tripletë dhe dy asiste. Pas 19 minutash lojë Mesi zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me kampionët e Botës që e mbyllën 3-0 pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84-të dhe 86-të “Pleshti” shënoi dy golat e tjerë.
Ndërkohë Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë dopietës së Rafinjës dhe golave të Pereira dhe Luis Henrike.
REZULTATET E NDESHJEVE
Argjentina 6-0 Bolivia
Brazil 4-0 Peru
Paraguaj 2-1 Venezuela
Uruguai 0-0 Ekuador
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL