Thomas Tuchel nënshkruan marrëveshjen, bëhet trajneri i ri i Anglisë

thomas tuchel nenshkruan marreveshjen behet trajneri i ri i anglise
thomas tuchel nenshkruan marreveshjen behet trajneri i ri i anglise

Thomas Tuchel, ish-trajneri i Chelsea dhe Bayern Munich, ka nënshkruar një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i Anglisë.



Tekniku gjerman që u largua nga Bayerni në verë, do të bëhet pasardhësi i Gareth Southgate , i cili dha dorëheqjen pas humbjes së Anglisë ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024 në korrik, raporton Sky News.

Tuchel, 51 vjeç, udhëhoqi Chelsean drejt suksesit në Champions League në 2021, por u shkarkua vitin e ardhshëm.

Tuchel është trajneri i parë jo-anglez që merr këtë rol që nga largimi i Fabio Capello në vitin 2012, dhe vetëm i treti në përgjithësi, pas italianit dhe suedezit, Sven-Goran Eriksson.

Përpara se të konfirmohej emërimi, kapiteni i Anglisë, Harry Kane e mirëpriti idenë që Tuchel të merrte përsipër ekipin kombëtar.

dsaadmin

Learn More →