Shqipëria është optimiste në prag të takimit të Nations League ndaj Gjeorgjisë, sfidë që kjo zhvillohet në Tbilisi. Dy nga personazhet që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar, Mirel Josa dhe Altin Rraklli, dhanë intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, ku treguan këndvështrimet e tyre për këtë 90 minutësh.
Josa dhe Rraklli ndanë opinionet e tyre për shanset e kuqezinjve apo problemet e ndryshme, ndërsa folën edhe për elementë specifikë.
Josa po i jep shpresë qytetit të Altinit, po zhvillon një super sezon me Besën, do i riktheheni në elitë?
Unë jam i kënaqur deri tani me ekipin. Duhet të forcohemi akoma më tepër.
Josa, është e mundur fitorja sot ndaj Gjeorgjisë, beson te ky ekip?
Nuk fitohen ndeshjet sepse kështu na leverdis ne. Normal që e kemi objektiv fitoren, por precedentët na kanë treguar diçka tjetër. Ndeshja duhet fituar duke shmangur gabimet e të kaluarës. Ndeshja ndaj Çekisë nuk u trajtua mirë, unë mendoj se edhe sot është ndeshje e vështirë. Unë mendoj se sot ka shpresë, as kundërshtari nuk është në gjendje të mirë pas humbjes me Ukrainën. Përveç gjendjes aktuale, të shikojmë edhe gjendjen e rivalit.
Altin, çfarë po ndodh me Kombëtaren, po bëjmë hapa pas, ku po gabojmë në këtë post Evropian?
Unë nuk e kam parë ekipin të rënë posht moralisht pas Europianit. Këto kohë kam parë seriozitet, përshëmbull në ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Ndeshja me Çekinë tregoi të kundërtën. Në atë ndeshje bëmë hapa pas.
Duhet të presim këtë ndeshje sot dhe të shikojmë situatën. Nuk mund të flasim pa e parë sfidën ndaj Gjeorgjisë.
Josa ne kemi problem gjithnjë ndeshjen e dytë, shfaqemi të lodhur, çfarë duhet të bëjmë ndryshe sot?
Nuk duhet të themi ishim si ishim. Nuk duhet kaluar gjërat aq lehtë, në ekip kombëtar po shikoj një hyrje-dalje pa masë. Nuk ka stabilitet.
Unë kam qenë i bindur se nuk fitojmë në Çeki. Po luajmë ndaj një ekipi me traditë. Mënyra si luajtëm ndaj Çekisë ishte shumë e dobët, pësuam golin që në fillim.
Mirë shohim pak grafikisht dhe formacionin. Kemi tre ndryshime në raport me Çekinë, Balliun në vend të Hysajt, Ajetin në vend të Kumbullës dhe Tucin në vend të Dakut. Si ju duken lëvizjet e Sylvinho-s?
Ai zëvendësimi në qendër të mbrojtjes ka ardhur pasi pësuam gol pas gabimit në atë pozicion. E dija që ndaj Çekisë nëse futemi me idenë që i kemi marrë 4 pikë, do humbasim. Ato kanë marrë masa dhe kanë bërë disa lëvizje. Janë skuadër me traditë.
Sot ndeshja e duhur për Balliun. Trajneri bën ndryshime deri sa të gjejë diçka fikse.
I beson një lojtari të ri si Tuci majën e sulmit në një ndeshje me kaq shumë peshë, të duket e drejtë Josa?
Nuk e njoh si lojtar, nuk mund të flas për individin. Nuk besoj se ekipi do rreshtohet kështu. Do luajë Ramadani para mbrojtjes dhe do luajnë dy mesfushorë. Asllani në qendër dhe në krahun tjetër do jetë Laçi. Edhe Bajrami do veprojë në krah. Tuci do e ketë standarte punën e tij në majën e sulmit. Golat që pësuam ndaj Çekiëë ishin aftësi individuale e sulmuesit të tyre. Ne duhet të tregoheshin të gatshëm për të përfituar në disa raste.
Ul në stol kapitenin Hysaj, i beson formacionin Balliut, ndërkohë shiritin ja kalon Ismajlit, një lojtar që e saldoi në stol në Evropian Rraklli, si e gjykoni?
Shiriti i kapitenit nuk ka rëndësi në një skuadër. Ka një piramidë, kush luan më shumë ndeshje, merr shiritin e kapitenit. Parashikimi? Na duhet fitorja, por jam i kënaqur me barazim.
Josa, Çekia na goditi aty ku mendonim se ishim më të fortë, në qendër të mbrojtjes, plus në krah fituan çdo dyluftim, tani çfarë nuk shkon, jemi bërë të lexueshëm?
Të gjithë lojtarët në këto momente e kanë lexuar lojën tonë. Duhet të befasojmë kundërshtarin, sa i takon futbollistëve të mesit të fushës. Në këto momente, dihet që kemi luajtur një ndeshje para katër ditësh dhe normalisht që do ketë ndryshime. Mos të harrojmë që ka munguar Gjimshiti. Mos harroni se edhe Gjeorgjia ka marrë një goditje të rëndë në humbjen e fundit.
Josa, si i vlerësoni deklaratat e Sylvinho-s pas ndeshjes, nuk humbasim më me shumë gola, dukeshin sikur luanin kundër Brazilit etj, Kushta nuk i priti mirë…
Ata e kishin vlerësuar maksimalisht ndeshjen. Në futboll duhet gjithmonë të vlerësosh ndeshjen. Ne duhet të dijmë të interpretojmë ndeshjen.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co