10 vite më parë, më 14 tetor 2014 në Beograd, ekipi përfaqësues përjetoi një nga ngjarjet më të rënda sportive ku lojtarët, stafi etj u dhunuan nga tifozët serb të cilët pushtuan fushën pasi në stadium u fut një dron me mbishkrimin “Autochthonous”.
Ai episod solli ndërprerjen e ndeshjes e cila më pas kaloi një kalvar të gjatë në gjykata, ku në fund CAS dënoi Serbinë duke i hequr 3 pikë nga renditja, ndërsa Shqipëria mori 3 pikët në tavolinë, detaje këto që ishin përcaktues për kualifikimin e Shqipërisë në “Euro2016”.
TKZ, tifo grupi më i madh i fansave të kombëtares ka përkujtuar këtë datë historike për ta, ndërsa i janë rikthyer edhe një herë kandidaturës së Shqipërisë për të organizuar Evropianin U-21 me Serbinë në 2027:
10 vjet, prej kur barbarët u tërbuan nga një flamur që u’a humbi shikimin përgjithmonë. 10 vjet pas, u hodh ideja me organizu kampionatin europian 2027 (U21).
Ngjarjet si këto ngelen në histori, por disa e kanë vulën e heroit e disa prej tradhëtari.
#JOeuro2027meshkije
#AUTOCHTHONOUSday
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co