Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga samiti i Procesit të Berlinit, ku shfaqet krah kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Marrëveshje të reja për bashkëpunim rajonal dhe lëvizshmëri
Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.
Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co