Kërcënohet me armë djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës! 32-vjeçari denoncon ngjarjen në Polici

kercenohet me arme djali i ish kandidatit per bashkine e shkodres 32 vjecari denoncon ngjarjen ne polici





































Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

xhemal bushati arlind shkoder

Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Gazetari Igli Çelmeta bënë me dije se personat që kanë kërcënuar të riun, kanë qenë të maskuar me skafandër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →