Të mbijetuarit nga bomba atomike japoneze fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

te mbijetuarit nga bomba atomike japoneze fitojne cmimin nobel per paqe





































Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë Nihon Hidankyo, një organizatë japoneze e të mbijetuarve nga bomba atomike.

nobel

Kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen vlerësoi “përpjekjet e jashtëzakonshme” të grupit, fushata e të cilit “ka kontribuar shumë në krijimin e tabusë bërthamore”.

Fituesi u shpall në një ceremoni në Oslo të premten, ku Reiss-Andersen deklaroi se: “Kjo tabu kundër përdorimit të armëve bërthamore është nën presion”.

Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi përdorimin nga grupi të dëshmive të dëshmitarëve për të siguruar që armët bërthamore të mos përdoren më kurrë.

Organizata, e njohur gjithashtu si Hibakusha, u formua nga të mbijetuarit e bombave atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

“Një ditë, të mbijetuarit e bombës atomike nga Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të jenë më mes nesh si dëshmitarë të historisë”, tha komiteti, duke njoftuar vendimin e tij në Oslo të premten.

“Por me një kulturë të fortë kujtimi dhe angazhim të vazhdueshëm, gjeneratat e reja në Japoni po përcjellin përvojën dhe mesazhin e dëshmitarëve”, thuhet në deklaratë.

Dan Smith, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), tha për CNN se ishte “i kënaqur” që Hibakusha iu dha çmimi i këtij viti.

“Në Nagasaki thuhet se bomba në Nagasaki ishte hera e dytë që u përdor një armë bërthamore në luftë: Le të jetë e fundit”, tha Smith.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →