Në emisionin Open në Neës24 është diskutuar lidhur me vënien në funksion të xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e cila u inaugurua sot në praninë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.
Xhamia do të drejtohet nga një Fondacion, i cili do të ketë përfaqësuesit e KMSH dhe investitorit, në rastin konkret shtetin turk. Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja është imami i xhamisë së Namazgjasë dhe njëherazi do të jetë edhe kryetar i Fondacionit dhe Bordit që do të administrojë këtë xhami.
[embedded content]
Publicisti Florian Arapi e pyeti nënkryetarin e KMSH, Taulant Bica, lidhur me takimin që kanë pasur me ambasadat, duke i kujtuar një takim me Presidentin izraelit.
“Ti paske në agjendë tjetër gjë, dhe ti siç duket sponsorizohesh për të bërë këtë”, tha Bica, ndërsa Arapi në replikë u shpreh “unë sponsorizohem nga xhepi im, por ti sponsorizohesh nga organizata Gulen po ke frikë ta thuash. Thuaje që je gulenist”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co