Çekia ka dilema në portë. Kjo është zbuluar nga konferenca për shtyp e çekëve, në prag të ndeshjes me Shqipërinë, nesër ora 20:45.
Vetë trajneri ishte Ivan Hashek ishte ai që u pyet për situatën e portës.
Cila është situata sa i përket portierëve? “E keni vendosur se cili nga portierët do të luajë? “Jemi të qartë. Pasi kemi folur me trajnerin e portierëve. Portierët do e dinë në vazhdim kush do të luajë, kështu që nuk do e zbuloj tani”, u shpreh trajneri çek.
Matej Kovar, Antonin Kinski dhe Jedlicka janë portierët në dispozicion. Tashmë mbetet për t’u parë cili do mbrojë kundër Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL