Renditja e fundit e dhjetë viteve të fundit në Europë ka sjellë ndryshime për klubet shqiptare. Kështu, Tirana ulet nga sezoni i fundit ndërsa nga të gjithë skuadrat shqiptare rritet vetëm Partizani. Ndonëse Teuta, Laçi, Luftëtari dhe Skënderbeu nuk luajnë fare në Europë prej vitesh janë aty në renditje.
Tirana është e katërta me 6.77 pikë në 10 vite. Nga ana tjetër, në krye është Partizani, me 11 pikë. Më pas vjen Laçi me 7.75 pikë. Në vendin e tretë Kukësi me 7 pikë. Pas bardhebluve është Skënderbeu dhe Vllaznia e 430-ta me 5 pikë.
Plotësojnë renditjen Teuta, Egnatia dhe Luftëtari. Veç të kuqve dhe Egnatias deri diku, të gjitha skuadrat e tjera janë në ulje, kjo edhe për faktin se shumë ekipe mungojnë prej kohësh në Europë, ndërsa monopolin e kanë bardheblutë, të kuqtë, Vllaznia dhe Egnatia, sidomos vitet e fundit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co