Publicisti Florian Arapi ka artikuluar akuza të forta ndaj nënkryetarit të KMSH-së, Taulant Bici, vetëm pak orë pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.
Në ceremoninë zyrtare të inaugurimit nuk ishin të pranishëm drejtuesit e komunitetit mysliman, ndërsa Bica sqaroi se ishte një vendim që KMSH të përfaqësohej nga myftiu i Tiranës.
Por Arapi duke e cilësuar si guylenist Bicin, i tha se ai mbështetet nga organizata terroriste, e cila ka bërë grushtin e shtetit në Turqi.
[embedded content]
“Ti nuk përfaqëson KMSH, ty s’të ka zgjedhur askush. Ti sponsorizohesh nga FETO, organizata terroriste, juve nuk ju jep gjë njeri në dorëzim. Dihet pse nuk keni ardhur ju gylenistët Taulant Bici, Bujar Spaiu”, tha Arapi, duke shtuar se myftiu i Tiranës nuk është gylenist.
Ky i fundit duke replikuar me Arapin i tha se po përdor retorika të importuara në Shqipëri, që nuk ka lidhje fare me komunitetin mysliman në Shqipëri.
Arapi tha se pas grushtit të shtetit nuk mundej që Turqia t’ia dorëzonte xhaminë këtyre të organizatës terroriste.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co