Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes u ka dhënë fund thashethemeve se mund të ishte në një njohje me aktorin e humorit, Bes Kallaku.
“Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht”, tha ish-banorja e BBV e ftuar në “Pardon My French”.
Efi theksoi se nuk do të flasë më për jetën private, teksa u pyet nëse është në një romancë.
“Unë sot deklaroj dhe them për herë të fundit që unë kurrë më nuk do flas për jetën time personale, dhe ju kurrë nuk mund ta dini a jam, a s’jam, a isha, a u ndava”, u shpreh ajo.