Pista që çon Pep Guardiolën tek kombëtarja angleze e “Tre Luanëve” është më e afërt se kurrë. Çdo ditë që kalon e më tepër shtohen zërat nga tabloidët britanikë që japin arsye bindëse se përse tekniku spanjoll i Manchester Cityt pas 9 sezonesh tek “Qytetarët”, do të vendos të ndryshojë të ardhmen e tij e të kalojë në drejtimin e kombëtares angleze.
Një tjetër arsye sipas mediave është akti se edhe një prej dirigjentëve të Cityt, Txiki Begiristain, që njihet si një prej personave të besuar të spanjollit, ka njoftuar se në përfundim të sezonit do të largohet nga kampionët e anglisë. Kjo gjë mund ta shtyjë akoma e më shumë Guardiolën për t’u larguar nga City e për të provuar një aventurë goxha sfiduese, siç është ajo për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e “Tre Luanëve”.
Sipas “The Sun” zëvendësuesi i Begiristain tek City do të jetë Hugo Viana, aktualisht mbulon rolin e drejtorit sportiv të klubit kampion portugez të Sportingut të Lisbonës, me tabloidin britanik që thekson se me ardhjen e portugezit, me shumë gjasa pasuesi i Guardiolës në stolin e “Qytetarëve” do të jetë tekniku actual i Sportingut, Ruben Amorim, i cili drejton prej disa vitesh ekipin nga Lisbona duke arritur të fitojë madje 2 herë titullin kampion, ndaj ai shikohet si personi i duhur për të vijuar sukseset e Guardiolës tek City. Më herët përpara nisjes së sezonit, Amorim shikohej si pasuesi i Klopp te Liverpool, me “The Reds” që vendosën më pas të nënshkruanin me holandezin Arne Slot.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co