Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporen, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.
Në fjalën e tij ministri Balla tha se vota e diasporës në Zgjedhjet e pranverës së ardhshme është një moment historik për demokracinë shqiptare.
“Ne duam që mandati 2025-2029 të ketë mundësinë, që Partia Socialiste të ketë numrat e duhur në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e diasporës për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme, që lidhet plotësisht me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Balla.
Fjala e plotë e ministrit Balla:
Siç jeni në dijeni Kuvendi i Shqipërise në seancën e fundit të muajit Korrik më 26 Korrik , ka marr një vendim historik. Për mua personalisht që të paktën vitet e fundit kam ardhur shumë shpesh këtu në londër dhe në pjesë të tjera të Britanisë të madhe sa her që vija ketu një diskutim kishim me një pjes të madhe pjrej jush e që thonin që mirë më dakort Taulant ne ju mbeshtesim , por ne kur vjen dita e zgjedhjeve nuk kemi si të votojmë , tani të marim avionin të vimë ditën e zgjedhjeve dhe të tjera me rradhë , kjo është e pa mundur dhe vendimi i 26 korrikut të kuvëndit të Shqipërisë i dha një zgjidhje përfundimtare do e quaja një gabimi , një borxhi që Shqipëria ka ndaj të gjithe bashk atdhetarëve tanë në cdo cep të globit , e që meritojmë shumë respekt dhe mirënjohje , për të gjithe atë kontribut 33 vjeçar si kontributoret kryesor të ekonomisë.
Në këto 2 ditë në Londër kam kuptuar që edhe një pjes e atyre që konsiderohen si më të angazhuar nuk e
kanë kuptuar se si do të funksionoj ky proces. Do të jetë një proces i cili fillon më regjistrimin, pra nuk je automatikisht votues vetëm pse ke mbushur 18 vjeç, siç është në Shqipëri kjo nuk do të jetë kështu.
Ky do të jet një proces një kalon para një regjistrimi që duhet ta nxisim dhe unë sot këtu jo për oportunizëm por e them , është shumë e rëndesishme dhe për partinë socialiste për të cilen unë kam nderin të përfaqësoj , objektivi ynë me i madh është të nxisim sa me shumë vëllezer e motra tanë që jetojnë në diasporë që të behen pjes e këtij procesi e tregojmë që realisht kemi një diasporë të madhe , sepse e vërteta është që ne jemi një vënd që kemi një numër të barabartë mes atyre që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jasht territorit.
Në numër votuesisht nëse e doni janë 1.85 në Shqipëri dhe 1.75 në diasporë me të drejt vote. Duke filluar nga data 12 Janar KQZ -ja do të ket gati një portal i cili , përmes të cilit cdo qytetar Shqipëtar që ditën e zgjedhjeve nuk ndodhet në Shqipëri.
Dhe dëgjojeni me kujdes këtë pra çdo qytetar ditën e zgjedhjeve ka planifiluar të mos jetë në Shqipëri dhe jo vetëm ju ketu që jeni rezident në Britanë e Madhe, po dhe unë që jam rezident në Shqipëri dhe ditën e zgjedhjeve nuk mund të jem në Shqipëri gjë që për mua nuk ndodh, por për dikë tjetër. Kam të drejtën që të deklarojnë aty ku jetojnë përkohësisht ose përherë sic është pjesa më e madhe e juaja këtu , që të regjistohen të jet një vaqe web. Diaspora.voton.al për shembull se si do ta caktoj komisioni qëndror i zgjedhjeve dhe duke filluar nga 12 janari deri diku nga 7-8 marsi , 53 ditë afërsisht sepse duhet një 7 ditësh nga ai që ka Parashikuar kodi nga ai që të bëhet pastimi i këtyre listave.
Do të kemi kohën e dubur për tu regjistruar pra , për të marr pjes në votim dhe le të shërbeni ju që jeni sot këtu në këtë sallë, si lajmetarët e shpjegimit të këtij procesi dhe natyrshem si vullnetarët për të mbështetur , çuarjen përpara të kësaj rruge të nisur nga Shqipëria jonë e përbashkët në vitin 2013 .Ketu dua të ndalem pak edhe për shkak se mendoj që ka nevoj për shumë komunikim për gjitheçka kemi bër me Edi Ramën Kryeministër dhe me Partinë Socialiste në këto 11 vite edhe pse për ne Socialistët është i Domosdoshëm, konsolidimi i ketij progresi për për të qën një progres i pa kthyshem dhe pse ne duam që mandati 2025 – 2029 të ket mundësine që Partia Socialiste të ket numrat e duhur në Kuvendin e shqipërise me votat e diasporës.
Ne duam që mandati 2025-2029 të ketë mundësinë, që Partia Socialiste të ketë numrat e duhur në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e diasporës për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme, që lidhet plotësisht me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe sot këtë aspiratë historike të shqiptarëve, për të qënë pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund ta realizojë dot asnjë forcë tjetër përveç Partisë Socialiste me Edi Ramën. Dhe në këtë kontekst dua të ndaj me ju disa informacione të vogla, që të bënë të kuptosh që po, Shqipëria është në rrugën e duhur. Ju e keni vene re, që Shqipëria falë transformimit, është bërë sot një destinancion i rëndësishëm turistik.
Unë jo kësaj radhe, por sa herë që vij në Britaninë e Madhe edhe për qëllime zyrtare, për t’u takuar me autoritetet homologe britanike, kur takoj një anglez më thotë, ose kam qënë në Shqipëri, ose kam plan që të shkoj në Shqipëri. Kjo nuk ndodhte para 12 viteve. Para 12 viteve në gazetat britanike lajmi për Shqipërinë ishte kryesisht kronikë e zezë, ndërkohë që sot pothuajse në të gjitha gazetat ditore, portalet angleze flitet për brigjet e bukura të Shqipërisë.
“The sun” shkruan që bregdeti ose plazhi i Pasqyrave është plazhi më i pastër dhe më i bukur në Europë. E të tjera lajme si këto. Shqiptarët e Britanisë në një shifër 90% kanë shkëlqyer si qytetarë, punëtorë, profesionistë të shkëlqyer dhe madje të jenë edhe në ajkën e shoqërisë britanike në të gjitha fushat, në sipërmarrje, në jurisprudence, në art si Dua Lipa. Shqiptarja jonë është këngëtarja më e mirë britanike. Armando Broja një prej futbollistëve më të mirë këtu, etj, etj, në të gjitha fushat. Sepse do i ngelet hatri ndonjërit, se pse nuk na përmende ne të mjekësisë. Ky është një moment i rëndësishëm. Disa prej jush thonë:”-Taulant pse po lodheni, se ju e keni te fituar?”. Shiko, se demokracia është pjesëmarrje, sa më shumë pjesëmarrje aq më e fortë është demokracia.
Dua t’ju informoj që ne do të bëjmë gjithëcka për të garantuar që klasat shqipe në çdo cep të Londrës dhe në çdo cep të Anglisë të mos mungojnë. Kemi 7000 nxënës sot që flasim, por ky është shumë i vogël krahasuar me fëmijët shqiptarë këtu në Angli që nuk flasin shqip. Historia do të na dënojë nëse ne nuk i marrim masat sot që çdo fëmijë i një familje shqiptare ose të paktën një prindi shqiptar të mos i mundësohet mësimi i gjuhës ame, i gjuhës shqipe.
Te gjithë që jeni këtu pjesa e e madhe që janë mosha ime ose pak më të mëdhenjë, ne jemi rritur me një histori të parë nga një këndveshtrim me filma dhe me mësim se gjuha shqipe është gjuhe e një kombi i cili ka luftuar shumë për ta mbrojtur gjuhë e vetë. Tani i kemi të gjitha mundësitë që të paktën një detyrim ta bëjmë fëmijën tonë të mësojë gjuhën shqipe.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co