Protesta e 7 tetorit, Këlliçi takim me qytetarët në Tiranë: Pamë gatishmërinë e demokratëve për të rezistuar! Pakënaqësi edhe nga socialistët e ndershëm

protesta e 7 tetorit kellici takim me qytetaret ne tirane pame gatishmerine e demokrateve per te rezistuar pakenaqesi edhe nga socialistet e ndershem





































Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Kelliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit.

kellici

Këlliçi dhe Muçollari, sipas PD, shkëmbyen ide, dëgjuan revoltën dhe panë gatishmërinë e demokratëve për të rezistuar, në kushtet e krizës politike që ka krijuar qeveria.

Belind Kelliçi u shpreh se “pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, të cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin”.

Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t’i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

“Eshtë radha jonë”, tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Kujtojmë se protesta do të zhvillohet të hënën në orën 18:00 në Tiranë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →