Lufta mes karteleve të drogës shkakton të tjera viktima në Meksikë, në Sinaloa vrasjet arrijnë në 150 në një muaj

lufta mes karteleve te droges shkakton te tjera viktima ne meksike ne sinaloa vrasjet arrijne ne 150 ne nje muaj
lufta mes karteleve te droges shkakton te tjera viktima ne meksike ne sinaloa vrasjet arrijne ne 150 ne nje muaj

Pesë trupa u gjetën të enjten e kaluar në orët e vona të natës në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës, njoftuan dje autoritetet në shtetin e Sinaloa, ku konflikti i brendshëm në kartelin me të njëjtin emër tani ka marrë të paktën 150 jetë njerëzish në një muaj.

Trupat u gjetën të zhveshura, pak para mesnatës, në një rrugë Culiacan, shpjegoi Sekretariati Shtetëror i Sigurisë Sinaloa.

Konflikti i brendshëm në kartelin me të njëjtin emër, një nga bandat më të fuqishme të angazhuara kryesisht në trafikun e drogës në Meksikë dhe në mbarë botën, shpërtheu më 9 shtator.

Në Culiacan dhe rrethinat e saj, rreth 150 vrasje janë regjistruar që atëherë, sipas shifrave nga zyra e prokurorisë lokale. Anëtarët e policisë bashkiake të Culiacan janë gjithashtu të përfshirë në konflikt, pranoi guvernatori në shtetin Sinaloa.

Dhuna i atribuohet konfliktit nga njëra anë e “chapitos”, djemve të bosit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán, dhe besnikëve të Ismael “El Mayo” Sabada, bashkë- themelues i kartelit Sinaloa.

“Chapo”, dikur rreziku publik numër 1 në Meksikë, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado, në jug të Shteteve të Bashkuara.

“Mayo”, 76 vjeç, u arrestua më 25 korrik në jug të SHBA-së, ku zbarkoi avioni privat që kishte hipur me një nga djemtë e Çhapos. Veterani i paligjshmërisë dhe krimit të organizuar akuzon të riun Guzman se e ka rrëmbyer dhe ia ka dorëzuar drejtësisë amerikane.

Ish-presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, fajëson Uashingtonin për valën e vrasjeve në Sinaloa për shkak të vendimit të tij për të lëvizur në mënyrë të njëanshme dhe për të arrestuar zotin Sabada. Ambasadori amerikan në Meksikë, Ken Salazar, hodhi poshtë akuzat.

Presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila u betua këtë javë, pritet të prezantojë të martën e ardhshme planin e saj për të rivendosur sigurinë kombëtare.

Që nga fundi i vitit 2006, kur filloi e ashtuquajtura “lufta kundër drogës” në Meksikë, më shumë se 450 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa 100 mijë të tjerë janë zhdukur, sipas të dhënave zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →