“Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu”, ka deklaruar në gjykatë 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, ngjarje e ndodhur pasditen e 31 Gushtit në Korçë.
Raportohet se Bledar Trëndafili ka shpërthyer në lot para togave të zeza dhe ka shprehur pendesë në gjykatë për aktin e kryer.
Ai është shprehur se nuk donte ta ndërmerrte atë akt, por sipas tij Melisa nuk e lejonte të shikonte fëmijët.
“Nuk doja ta bëja, por e kam bërë në gjendje të rënduar pasi gruaja nuk më linte të shikoja fëmijët. Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu.
E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni”, iu është drejtuar ai togave të zeza.
Në përfundim të seancës, Gjykata e Korçës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” 45-vjeçarit, i cili u arrestua më 3 Tetor pas më shumë se 1 muaji në arrati.
Ndërkohë avokati i Bledar Trëndafilit është caktuar nga shteti.