Një përdhunues serial nga Afrika e Jugut, i cili dhunoi edhe fëmijë nëntë vjeç është dënuar me 42 burgime të përjetshme, raporton BBC.
Nkosinathi Phakathi u dënua për 90 akuza për përdhunim, sulme që i kreu midis viteve 2012 dhe 2021.
40-vjeçari i detyronte fëmijët ta shikonin duke përdhunuar viktimat e tij dhe gjithashtu detyronte djemtë e rinj t’i përdhunonin shoqet e tyre, ka thënë Autoriteti Kombëtar i Prokurorisë së Afrikës së Jugut (NPA).
Krimet e Phakathit ndodhën në ose rreth Ekurhulenit, një komunë në lindje të qytetit të Johanesburgut. Gjykata e Lartë e Johanesburgut të premten e dënoi Phakathin për akuza përfshirë përdhunimin, rrëmbimin, vjedhjen dhe sulm.
Gjykata ra në përfundim se Phakathi nuk ka treguar shenja pendimi.
Shumica e viktimave të Phakathit ishin nxënës, më e reja ishte një vajzë nëntë vjeçare, thuhet në deklaratën e NPA. Viktima më e vjetër ishte 44 vjeç.