Armando Sadiku e ka nisur shumë mirë këtë sezon në kampionatin indian të futbollit ku vesh fanellën e klubit të Goa. Sulmuesi shqiptar po shënon me një rregullsi mbresëlënëse në këtë fillim sezoni dhe po tregohet vendimtar për klubin e tij.
Sot, Sadiku shënoi dy gola në ndeshjen që Goa luajti ndaj North Ist Junajtid. Sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, duke transformuar saktësisht një penallti. Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai u tregua i aftë brenda zonës të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për portierin.
Kështu, ai kaloi në avantazh ekipin e tij që për fat të keq nuk administroi siç duhet rezultatin dhe mbylli ndeshjen në barazim 3-3.
Me këto dy gola, Sadiku u ngjit në kuotën e 4 të tillëve të shënuar në vetëm 3 ndeshje të luajtura në këtë kampionat me Goa, duke lënë menjëherë gjurmë në ecurinë e kësaj skuadre dhe duke u kthyer në një idhull për tifozët.
PANORAMASPORT.AL