Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka treguar se ekipi i tij i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e tij personal në Ministrinë e Jashtme në Londër, pas një takimi që pati me kryeministrin Benjamin Netanyahu, raporton The Telegraph , duke cituar një fragment të librit të ri të politikanit.
Duke e quajtur Netanyahun me pseudonimin e tij Bibi, Johnson, i cili ishte sekretar i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në atë kohë, thotë se kryeministri izraelit kërkoi të shkonte në tualet gjatë një takimi në 2017.
“Atje Bibi qëndroi për pak kohë dhe mund të jetë ose jo rastësi, por më është thënë se më vonë, kur po bënin një kontroll për përgjues, gjetën një pajisje,” shkruan Johnson në “Unleashed”.
Kur Telegraph pyeti ish-kryeministrin britanik për më shumë informacion, Johnson u përgjigj: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë moment është në libër.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co