U afrua nga Laçi, mesfushori i Vllaznisë spikat në 7 javët e para

u afrua nga laci mesfushori i vllaznise spikat ne 7 javet e para
u afrua nga laci mesfushori i vllaznise spikat ne 7 javet e para

Në merkaton verore që u mbyll para pak javësh, Vllaznia realizoi 8 afrime duke përforcuar në këtë mënyrë skuadrën me elementë që do përballojnë sezonin e gjatë në Superiore. Afrimet e kuqebluve kryesisht janë përqendruar në kampionatin shqiptar, ku spikasin emra si: Deliu, Kahrimanoviç dhe Qato.

Të gjithë këta futbollistë që i përkasin repartit të mesfushës. Në ekip janë afruar edhe mbrojtësit Gurishta, Bajrami dhe Podrimcaku. E ndërsa një element që shikohet interesant edhe për të ardhmen është Tafili. Po ashtu në orët e fundit të merkatos, kuqeblutë afruan edhe sulmuesin afrikan, EssangMatouti.

Por, nga afrimet e verës është një futbollist deri më tani që ka lënë përshtypje shumë pozitive. Fjala është për Klinti Qaton, mesfushorin e afruar nga radhët e Laçit. Në fillim u pa vetëm si një alternativë për kuqeblutë, por futbollisti nga Kuçova ka ditur ta “rrëmbejë skenën”.

Me luftën sportive dhe grintën e tij ai ka qenë një ndër futbollistët më në formë të shkodranëve në 7 javët e para. Madje trajneri Brdariç e ka provuar në disa pozicione, që Qato i ka mbuluar me sukses. 26-vjeçari është shndërruar në një element të rëndësishëm të kuqebluve. Duke treguar gatishmërinë dhe vlerat e tij në çdo repart të fushës.

Madje përveç grintës, duke qenë edhe protagonist me gola për shkodranët. Te kuqeblutë patjetër që në javët e ardhshme presin edhe “shpërthimin” e futbollistëve të tjerë të afruar në merkato, ku Deliu dhe Kahrimanoviç kanë shfaqur pak nga vlerat e tyre

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →