Ulsi Manja takim me Ministrin e Drejtësisë së Italisë/ Objektiv, përmbushja e standarteve për në BE dhe avancimi i bashkëpunimint

ulsi manja takim me ministrin e drejtesise se italise objektiv permbushja e standarteve per ne be dhe avancimi i bashkepunimint
ulsi manja takim me ministrin e drejtesise se italise objektiv permbushja e standarteve per ne be dhe avancimi i bashkepunimint

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me Ministrin e Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordio.

Ky takim erdhi në kuadrin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, u shpreh Manja.

Teksa objektiv ishin përmbushja e standarteve për në BE e Shqipërisë dhe gjiythashtu sfidat në fushën e drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Ministria e Drejtësisë

Tiranë, 03.10.2024

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, u takua sot në Tiranë me Ministrin e Drejtësisë së Italisë, z. Carlo Nordio, në kuadrin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve.

Ky takim pasqyroi angazhimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fusha kyçe të drejtësisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët politik dhe duke forcuar marrëdhëniet historike mes vendeve tona, për të adresuar sfidat e përbashkëta të sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, u vendos që t’i jepet përparësi ndihmës juridike të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit ndërkombëtar; në luftën kundër pastrimit të kapitaleve të paligjshme; trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe drogës.

Ministri Nordio konfirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të drejtësisë dhe garantimin e sundimit të ligjit në vend.

Palët ranë dakord për mundësinë e përditësimit dhe integrimit të Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit të vitit 2017, si dhe për nisjen e negociatave në lidhje me:

Formalizimin e parimit procedural Ne bis in idem në bashkëpunimin e ndërsjellë.

Për një instrument të ri për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale, i ngjashëm me urdhër-arrestin evropian, i cili mund të zëvendësojë procedurën tradicionale të ekstradimit, në përputhje me kapitullin 24 të procesit të integrimit evropian.

Ky ishte takimi i dytë në nivel ministror mes Ministrit Manja dhe Ministrit Nordio, pas vizitës së Ministrit Manja në Romë në nëntor të vitit 2023, dhe dëshmon angazhimin e dyanshëm për të avancuar bashkëpunimin dhe për të përballuar sfidat e përbashkëta në fushën e drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →