Rama iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, reagon kryeministria: Si paraqitet gjendja shëndetësore e tij dhe ku pritet ta kalojë natën e sotme

rama iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale reagon kryeministria si paraqitet gjendja shendetesore e tij dhe ku pritet ta kaloje naten e sotme





































Kryeministria ka reaguar në lidhje me shëndetin e kryeministrit Edi Rama, i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

edi ramqa

Në sqarimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

Rama e kishte paralajmëruar më herët se do të kryente ndërhyrje, kur mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda QSUT-së.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, deklaroi aso kohe Rama.

Reagimi:

Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →