Tirana ka luajtur deri tani shtatë takime në Superiore dhe pak a shumë tani dihet se cilët janë lojtarët bazë të skuadrës dhe që gëzojnë besimin e trajnerit.
Në krye të renditjes, Bledi Shkëmbi ka dy futbollistë. Gentian Selmanin dhe Edison Kolën. Të dy kanë 630 minuta të plota si asnjë tjetër futbollist në skuadër. Në vendin e tretë, Qëndrim Ismajli, me 622 minuta. Në vendin e tretë, Jonuzi me 601 minuta dhe në vendin e 5-të, Gledi Mici me 586 minuta.
Skuadrën e plotësojnë Soler, Zharmuni, Abah, Prengaj, Dembele dhe Haxhiu. Më pas të gjithë futbollistët e tjerë të ekipit. Tirana në këtë moment që flasim është e shtata me 9 pikë, por ekipi i pamposhtur në Kategorinë Superiore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co