“Ujqit”, filmi i ri i John Watts me aktorë George Clooney dhe Brad Pitt, është bërë filmi më i ndjekur në historinë e Apple TV+.
Sipas Deadline, filmi rriti shikueshmërinë me gati 30% javë pas javë. Ai u shfaq premierë më 27 shtator, në më shumë se 100 vende. Vlerësimet më të larta ishin në SHBA, Mbretërine e Bashkuar, Kanada, Australi, Itali, Meksikë, Brazil dhe Gjermani.
Yjet e Hollivudit luajnë dy ujqër të vetmuar, të cilët janë të detyruar të punojnë së bashku pasi u është caktuar i njëjti mision. Amy Ryan, Austin Abrams dhe Poorna Jagannathan plotësojnë kastin e filmit.
George Clooney & Brad Pitt-Starrer ‘Wolfs’ Howls As Most Viewed Movie In Apple TV+ History https://t.co/xtTGIr63WT
— Deadline (@DEADLINE) October 1, 2024
“Kur George, Brad dhe John na u afruan për ‘Wolfs’, ishte një vendim i lehtë – një film tërheqës, argëtues ku luajtën dy fitues të Oskarit që të gjithë e dinë se janë ikonë së bashku,” tha Matt Dedler, producent ekzekutiv i Apple Original Films. “Ne gjithmonë kemi besuar se Apple TV+ është shtëpia e artistëve më të talentuar në botë për të krijuar dhe ofruar punën e tyre më të mirë dhe është emocionuese të shohësh audiencën që e përqafon këtë kaq fort.”
Prodhimi tjetër ambicioz i Apple është Blitz i regjisorit Steve McQueen, fitues i çmimit Oscar, i cili do të shfaqet në kinema të zgjedhura më 1 nëntor përpara se të shfaqet në Apple TV+ më 22 nëntor.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co