Kryeministri britanik Keir Starmer ka “dënuar plotësisht” përpjekjen e Iranit “për të dëmtuar izraelitët e pafajshëm” dhe “të shtyjë rajonin gjithnjë e më pranë buzës”.
“Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu.”
Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”.
Kryeministri thotë se situata në Liban është “e rëndë”, duke u bërë thirrje shtetasve britanikë në zonë të largohen menjëherë.
“Nëse keni mjetet për t’u larguar, koha është tani.”
Ai u pyet nga gazetarët nëse Britania e Madhe është e përgatitur të përdorë kapacitetet ushtarake britanike për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit.
Kryeministri i shmanget pyetjes, duke thënë se kjo është një “situatë në zhvillim” dhe duke përsëritur se Mbretëria e Bashkuar “qëndron me Izraelin”.