Gjyqi për dosjen ‘Metamorfoza’, prokurorët Dumani dhe Kraja përplasen me avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka! Çfarë ndodhi gjatë 3 orëve seancë në GJKKO

gjyqi per dosjen metamorfoza prokuroret dumani dhe kraja perplasen me avokatet e biznesmenit pellumb gjoka cfare ndodhi gjate 3 oreve seance ne gjkko





































Ka përfunduar pas 3 orësh seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”. Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.

gjkko-spak

Sipas mbrojtësve ligjore, gazetari Igli Çelmeta bën me dije se pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.

Sa i përket Skyecc, biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve Sky.

Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →